Këtë vit, Instituti për Standardizim i Serbisë mori nderin nga 19-22 qershor në Beograd të jetë nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Cen dhe Cenelec - Standardizimi Evropian.
Në seancë morën pjesë më shumë se 200 përfaqësues të Organeve Kombëtare nga 34 vende evropiane, anëtarë të CEN/CENELEC, të cilët do të kontribuojnë me votën e tyre në marrjen e vendimeve për udhëzimet dhe lëvizjen e mëtejshme dhe zhvillimin e standardizimit evropian.
Në qendër të diskutimeve është një panel që feston 30 vjetorin e tregut të vetëm evropian Ndërtimi i besimit në tregun e vetëm dhe ndërtimi i besimit në standardet evropiane.
ISRSM - Instituti për standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ nacional për standardizim të RSM, është i pranishëm delegacion i udhëhequr nga drejtori i ISRSM Xhevat Kicara, Tode Temov, Cvetlana Delenikova dhe Zoran Cokovski.