Instituti për standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRSM) organizon trajnim dyditor online për standardin MKS EN ISO/IEC 17025:2018 - Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të testimit dhe kalibrimit. Struktura e standardit MKS EN ISO/IEC 17025:2018 do të përpunohet në detaje në trajnim; do të identifikohen dhe shpjegohen kërkesat e standardit MKS EN ISO/IEC 17025:2018; do të bëhet një krahasim dhe rishikim me versionin e mëparshëm të standardit MKS EN ISO/IEC 17025:2007. Trajnimi është i dedikuar për ata që duan të familjarizohen me kërkesat e standardit MKS EN ISO/IEC 17025:2018, për menaxherët e cilësisë, menaxherët e laboratorëve, përfaqësuesit e laboratorëve të testimit dhe kalibrimit, vlerësuesit, etj.
Ligjëruese e këtij trajnimi do të jetë znj. Jasmina Janevska, Koordinatore për Akreditimin e Trupave Certifikues nga Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Jasmina Janevska është vlerësuese udhëheqëse për procedurat e akreditimit, trajnere për vlerësues për standardin MKS EN ISO/IEC 17025:2018, si dhe anëtare e Komitetit Evropian të Laboratorit të Akreditimit.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë trajnim dyditor online, i cili do të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor 2022. Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj jo më vonë se 12 dhjetor 2022. Çmimi për trajnimin online është 5000,00 denarë, 20% ofrohet zbritje për anëtarët e ISRSM-së si dhe për disa pjesëmarrës nga i njëjti institucion. Pjesëmarrësit e këtij trajnimi online do të pajisen me certifikata, dhe tarifa e regjistrimit për trajnim përfshin materiale trajnimi, një mostër të standardit si dhe një certifikatë pjesëmarrjeje.
Jemi në dispozicionin tuaj për çdo informacion shtesë. Personi kontaktues: Jasminka Mukoviq Këshilltar trajnimi telefoni: 02 3247 157 celulari: 075 444 627 email: isrsm.obuki@isrsm.gov.mk