Instituti për standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Phone: +389 02 3247 150, +389 02 3247 159, +389 75 444 627,+389 76 448 791
E-mail: isrsm@isrsm.gov.mk
Yuri Gagarin 15, 3-rd floor, 1000 Skopje
Main menu

МКС EN ISO/IEC 17025:2018

TRAJNIM për

„МКС EN ISO/IEC 17025:2018 - Општи барања на компетентност на лаборатории за тестирање и калибрација“

13 dhjetor 2023

Instituti për standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRSM) organizon trajnim për standardin MKS EN ISO/IEC 17025:2018 - Kërkesat e përgjithshme për kompetencë të laboratorëve të testimit dhe kalibrimit. Struktura e standardit MKS EN ISO/IEC 17025:2018 do të përpunohet në detaje në trajnim; do të identifikohen dhe shpjegohen kërkesat e standardit MKS EN ISO/IEC 17025:2018; do të bëhet një krahasim dhe rishikim me versionin e mëparshëm të standardit MKS EN ISO/IEC 17025:2007. Trajnimi është i dedikuar për ata që duan të familjarizohen me kërkesat e standardit MKS EN ISO/IEC 17025:2018, për menaxherët e cilësisë, menaxherët e laboratorëve, përfaqësuesit e laboratorëve të testimit dhe kalibrimit, vlerësuesit, etj.

Ligjëruese e këtij trajnimi do të jetë znj. Jasmina Janevska, Koordinatore për Akreditimin e Trupave Certifikues nga Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Znj. Jasmina Janevska është vlerësuese udhëheqëse për procedurat e akreditimit, trajnere për vlerësues për standardin MKS EN ISO/IEC 17025:2018, si dhe anëtare e Komitetit Evropian të Laboratorit të Akreditimit.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë trajnim i cili do të mbahet më 13 dhjetor 2023. Ju lutemi na konfirmoni pjesëmarrjen tuaj më së voni deri më 11 dhjetor 2023. Çmimi për trajnim është 6000,00 denarë, jepet zbritje prej 20% për anëtarë të ISRSM-së si dhe për disa pjesëmarrës nga i njëjti institucion. Pjesëmarrësit e këtij trajnimi do të pajisen me certifikata, ndërsa tarifa e regjistrimit në trajnim përfshin materiale për trajnimin, mostrën e standardit si dhe certifikatën e pjesëmarrjes.

Jemi në dispozicionin tuaj për çdo informacion shtesë.

Personi kontaktues:

Јасминка Муковиќ

Советник за информации

телефон: 02 3247 157 

мобилен: 075 444 627

емаил: isrsm.obuki@isrsm.gov.mk