Sektori për Standardizim pranë ISRSM organizoi një trajnim informativ me titull "Puna ime në ISRSM TC".
Trajnimi kishte për qëllim njohjen e anëtarëve të rinj të Komiteteve Teknike të ISRSM me punën e ISRSM, punën në ISRSM TC, procedurat për miratimin e standardeve dhe terminologjinë bazë që do të përdoret në punën e tyre si pjesë e standardizimit maqedonas.
Në trajnim morën pjesë rreth 20 anëtarë të rinj të TC ISRSM, ndërsa ligjëratën e mbajtën Vesna Popovska dhe Katerina Jovanovska, këshilltare në Sektorin për standardizim.